24,11,2024

Kadri Veseli përuron fabrikën e re në Shtime

Must Read

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, vizitoi komunën e Shtimes, me ç’rast beri përurimin e fabrikës së re Exim-Kos, që merret me prodhimin e gypave prej çeliku.

Ky projekt ka kushtuar rreth 400 mijë euro, ku 55% të investimit e ka bërë vetë pronari, Ahmet Hyseni, ndërsa pjesa tjetër është financuar nga BE-ja dhe qeveria e Kosovës.

Aktualisht Exim-Kos, ka të punësuar 28 punëtorë, gjë që gëzoi të parin e parlamentit.

“Këto 28 familje në komunën e Shtimes të cilat do të punësohen është gëzimi më i madh, por në të njëjtën kohë është edhe akti më i madh patriotik pas luftës tonë, të UQK-së” ka deklaruar Veseli.

Ndërsa përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Libor Chlad, tha se bizneset kosovare duhet të përgatiten për tregjet evropiane me kualitet.

“Me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit bizneset Kosovare, do të përfitojnë, kjo njëkohësisht paraqet edhe sfida. Kosova duhet të ketë një bazë të fortë industriale që të jetë konkurrente në tregjet evropiane” ka thënë, Chlad.

Koshare

Shtime1111

222221

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img