Në organizim të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Njësia për Trashëgimi dhe Muze këtë të mërkurë është shënuar 18 Majin,Ditën Ndërkombëtare të Muzeve me moton “Promovimi i artizanateve dhe zejeve tradicionale të Ferizajt”
Në këtë ekspozitë organizuar nga Njësia për trashëgimi dhe Muze morën pjesë kryetari i Asamblesë Komunale, Faruk Guri,drejtori i DKRS-së,Naim Feriati dhe shumë qytetarë të Ferizajt.
Në këtë ekspozitë ishin edhe dy profesorët universitar ,Dr Jahja Drançolli dhe Profesor Dr Gazmend Rizaj të cilët mbajtën edhe nga një ligjëratë për rëndësinë e muzeve dhe trashëgimisë kulturor.
Dr.gazmend Rizaj foli për rëndësinë e trashëgimisë në ruajtjen dhe njohjen e historisë së një populli. Ndërsa Dr. Jahja Drançolli në një ligjëratë të pranishmit i njoftoi për zbulimet arkeologjike dhe artefakteve të shumta të gjetura në regjionin e Ferizajt.
Këtë ekspozitë e ka përshëndetur edhe kryetari i Asamblesë Komunale Faruk guri i cili këtë e ka cilësuar si një hap të mirë drejt ruajtjes së trashëgimisë kulturorë të kësaj treve.
Që nga 2 qershor 2011 në kuadër të Qendrës së Kulturës në Ferizaj është hapur objekti i ri i Muzeut të qytetit.Muzeu është i rregulluar në bazë të standardeve bashkëkohore.Drejtoria për Kulturë,Rini dhe Sport, përmes Njësisë për Trashëgimi dhe Muze e në bashkëpunim më qytetarë dhe koleksionist dhe individ të cilët kanë poseduar eksponate të periudhave të ndryshme ka arritur që të mbledh shumë artefakte dhe gjëra me rëndësi dhe të vë bazat e këtij muzeu” ka thënë Ilir Bytyqi
Bytyqi me këtë rast ka bërë ftesë tek të gjithë ata të cilat mund ë të kenë ndonjë objekt apo artefakt që ka vlera historike të kontaktojnë muzeun apo ti dërgojnë në muze.
Me këtë rast të pranishmit panë shumë punime të ekspozuara nga zejtarët e regjionit të Ferizajt.