Nxënës të shkollave të mesme profesionale të Ferizajt,nën organizimin e INPO-s kanë organizuar panairin e edukimit në Ferizaj.
Ky panair i cili u vizitua nga nxënës të shkollave fillore kishte për qëllim që tu ofroi më shumë njohuri këtyre nxënësve për profilet e këtyre shkollave dhe përparësitë e shkollave profesionale.
“Qëllimi i këtij panairi ishte që nxënësve të cilët tani kanë përfunduar klasën e IX-të tu ofrohen njohuri për shkollat profesionale në Ferizaj. Përmes këtij panairi dhe grupeve të nxënësve nga të gjitha shkollat profesionale jemi munduar që tu japim një pasqyrë më reale për profilet në këto shkolla,mundësit dhe kushtet e mësimit praktik që ofrojnë këto shkolla” tha Shqiprim Lubishtani nga INPO.
Lubishtani tha se sipas një analize që kemi bërë shihet se nxënësit janë pak te njoftuar për përparësitë që ofrojnë këto shkolla profesionale si gjatë shkollimit por edhe mundësi të punësimit pas kryerjes së drejtimeve profesionale, e që është problemi kryesorë për rinin tonë.
Edhe grupet e nxënësve të shkollave profesionale nga shkolla e Agrobiznesit, shkolla Teknike, shkolla e mjekësisë, shkolla ekonomike dhe shkolla e mesme e muzikës përveç skjarimeve që u dhanë ata shpërndanë edhe fletushka në të cilat ishin paraqitur edhe detaje të nevojshme për drejtimet në shkollat profesionale të Ferzajt.