Studentë të Universitetit të Ferizajt sot kanë protestuar para ndërtesës së Komunës së Ferizajt pas vendimit të komunës për ndarjen e një parcele për varreza të qytetit afër këtij Universiteti.
Student të Universitetit UShAF , të organizuar nga organizta studentore “Demokracia Studentore” sot kanë protestuar kundër vendimit të Komunës së Ferizajt për ndarjen e parcelës për varreza të qytetit afër këtij Universiteti.
“Ne sot jemi mbledhur këtu që të protestojmë në mënyrë paqësore,për të kundërshtuar vendimin e kryetarit të Komunës, Muharrem Svrqa i cili mizorisht ka vendosur që varrezat e qytetit të vendosen për parcelën përballë Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Ky vendim është shumë i dëmshëm për studentët dhe nxënësit dhe nuk është mirëpritur aspak” tha Mexhid Ramusa, kryetar i Demokracisë Studentore.
Ramusa tha se “ Parcela përballë Universitetit në bazë të analizave të fizibilitetit është vendi më i përshtatshëm për ndërtimin e Mensës së studentëve dhe Konvikteve pasi që ky Universitet është i vetmi që këto objekt nuk i ka e më këtë vendim Komuna po synon që ta varros këtë Universitet”
Me këtë rast u është bërë thirrje edhe asamblistëve të Kuvendit Komunal që të rikthejnë në rishqyrtim edhe njëherë këtë vendim dhe ta anulojnë për faktin se ai vend nuk I takon varrezave por Universitetit të Ferizajt.
Protestat u shpërndanë të qeta duke I dhënë kryetarit të Komunës një muaj afat që të shqyrtoi këto kërkesa.