23,11,2024

“Rrahje” në mes anëtarëve të LDK-së në Kaçanik ?

Must Read

Në mbledhjen e  nëndegës së LDK-së në fshatin Duraj të Kaçanikut burime të brendshme kanë bërë të ditur  se ka ndodhur një rrahje në mes të anëtarëve të kësaj dege.

Sipas  këtij burimi  në këtë rrahje thuhet të jetë i përfshirë kryetari i nëndegës së këtij fshati Xhemshir Beqiraj dhe ish anëtari i kryesisë  Adrian Salihaj.

“Në këtë mbledhje ka pas gjuajtje gotash dhe filxhanash mes kryetarit te nëndegës së LDK-së në Duraj , Xhemshir Beqiraj dhe anëtarit te kryesisë së LDK-se në Kaçanik Adrian Salihaj”  i ka thënë FeizajPress ky burim.

E tërë kjo sipas këtij burimi është bërë edhe në prani të deputetit Adem Salihaj i cili ishte prezent në këtë mbledhje.

Por në anën tjetër këtë e ka mohuar kryetari ii kësaj nëndege  Xhemshir Beqiraj ,i cili  tha për FerizajPress ,se të gjitha këto janë të pavërteta dhe dezinformata.

“Nuk ka pasur kurrfarë rrahje e as ndonjë aksident. Kanë qenë vetëm mospajtime në diskutime dhe unë si kryetar nuk  vije deri aty që  fizikisht të konfrontohem me dikend”  tha  Xhemshir Beqiraj kryetar i nëndegës së fshatit Duraj të Kaçanikut.

Beqiraj e ka mohuar edhe pranin e deputetit Adem Salihja.

“Jo, nuk ka qenë Adem Salihaj në atë mbledhje” tha Beqiraj.

Bëhet e ditur se kjo mbledhje është mbajtur  në restorantin e pishinës “Medi”

13228063_599519680207406_39839894_n (1) 13219779_124611957951816_2015174783_n 13246050_124611927951819_1421920711_n (1)

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img