22,11,2024

Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim kulturor mes Kosovës dhe Kroacisë

Must Read

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, dhe ai i Kroacisë Zlatko Hasanbegović, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit kulturor ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Kroacisë.

Marrëveshja është nënshkruar në Zagreb përderisa është biseduar për mundësitë dhe nevojën bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.

Të dy ministrat kanë rënë dakord se  Kosova dhe Kroacia kanë pasur bashkëpunim të vazhdueshëm kulturor, por kjo marrëveshje e sotme e natyrës politike, këtij bashkëpunimi i jep dimension tjetër, sepse raportet ndërmjet këtyre dy shteteve rregullohen dhe marrin karakter shtetëror.

Në njoftimin për media thuhet se kjo marrëveshje protokolare i rregullon raportet në fushën e kulturës dhe do të pasohet me bashkëpunim konkret ndërmjet institucioneve të kulturës së dy vendeve.

Ministri Shala dhe Hasanbegović e vlerësuan këtë marrëveshje si tejet të rëndësishme për thellimin e raporteve bilaterale mes Kosovës dhe Kroacisë, të cilët janë domethënëse dhe i kontribuojnë paqes dhe stabilitet në rajon, meqë Kosova dhe Kroacia kanë raporte historike, që domethënë raporte politike e kulturore.

Marrëveshja e Bashkëpunimit Kulturor e cila është nënshkruar sot synon të zgjerojë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve nacionale në fushën e kulturës, përmes aktiviteteve që kontribuojnë në njohjen më të mirë të dy vendeve, përmes respektimit të të drejtave dhe detyrimeve të përfshira në traktatet ndërkombëtare.

Marrëveshja përfshinë edhe bashkëpunimin në fushën e pakicave kombëtare dhe pronësisë intelektuale./Gazeta Express/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img