26,11,2025

Nënshkruhen kontratat mes OJQ Labyrinth dhe Përfituesve të Sub granteve

Must Read

Sot, 11 Maj 2016 është bërë nënshkrimi i kontratave me 8 përfitues të sub granteve të ndara nga Projekti “Parandalimi i transmetimit të HIV/aids dhe përdorimit të drogave në mesin e popullësisë rezidente në zonën ndërkufitare” i financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë.

Prezent ishin përfaqësuesit e Organizatave Jo Qeveritare të cilët parashihen të implementojnë projektet e tyre në 3 muajt në vazhdim.

Përfitues të granteve janë organizatat: KCD, ADEC, ISDY, KVRL Prizren, KVRL Kaçanik, PEN Kaçanik, KVRL Gjilan dhe AMMK Gjilan.

Drejtori Ekzekutiv, S.Blakaj u shpreh se këto sub grante kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes tek të rinjët në lidhje me përdorimin e drogave, dëmet dhe sëmundjet transmitive si: HIV/aids. Ai gjithashtu theksoi se aktivitetet e planifikuara nga projekt propozimet do të kontribojnë në arritjen e rezultateve të përbashkëta dhe krijimin e partneriteteve efektive.

Implementimi i këtyre projekteve në fushën e parandalimit të drogave starton sot, 11 Maj 2016.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img