KEDS njofton se gjatë tri ditëve të ardhshme do të ketë ndërprerje rryme në disa rajone të Kosovës.
Më 11,12,13.05.2016 NS 35/10 kV Ferizaj 3 do të ketë shkyçje:
• Dalja 10 kV Varoshi (40042005) prej orës 09:00 deri në orën 12:00 dhe nga ora 15:00 deri në orën 17:00.
• Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin 09:00 deri në orën 12:00 dhe nga ora 15:00 deri në orën 17:00.
Shkaku i shkyçjes: rilokimi i LP 110kV (KOSTT-i) për shkaqe sigurie kërkohet shkyçja e LP 10kV Varoshi.
Më 11.05.2016 NS 35/10 kV Shtërpca do të ketë shkyçje:
• Dalja 10 kV Gotovusha(40044005) prej orës 09:00 deri në orën 12:00 dhe nga ora 14:00 deri në orën 16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: një pjesë e Shtërpcës te shkolla dhe OSBE-ja, Biti e Ulët dhe e Epërme, Shushiqë, Palojë, Gotovushë, Drekoci, Viqë, Firaj dhe Brod.
Shkaku i shkyçjes: energjizimi i linjës së re dhe vendosja e një shtylle të betonit 12m me konzollë ne rrjetin ekzistues.
Më 12,13.05.2016 NS 110/35/10 kV Lipjan do të ketë shkyçje:
• Dalja 10 kV Gadimja() prej orës 09:00 deri në orën 12:00 dhe nga ora 15:00 deri në orën 17:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gadime e Ulët (një pjesë), Gadime e Lartë, Plitkoviqi dhe Vrella.
Shkaku i shkyçjes: punime në LP 400kV (Kosove B – Ferizaj 2), prandaj për shkaqe sigurie nevojitet shkyçja e LP 10kV Gadime për shkak të ndërtimit të autostradës Prishtinë- Hani i Elezit.