26,11,2024

Rufki Suma në Maltë

Must Read

Në kuadër të Strategjisë Nacionale për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie ne terrorizëm 2015-2020, kryetari i komunës Rufki Suma është duke marrë pjesë në Programin e Trajnimit në Malta prej datës 9-13 Maj 2016.
Ky program trajnimi organizohet nga instituti Ndërkombëtar për Drejtësi dhe Sundim të Ligjit me seli në Malta dhe organizatës Hedayah me seli ne Abu-Dhabi. Programi i trajnimit është i fokusuar kryesisht në ri-integrim dhe ri-socializim të personave që janë kthyer nga vatrat e luftës në Lindjen e afërt.
Kryetari Suma është i vetmi kryetarë i komunës në këtë trajnim, ndërsa pjesmarrës tjerë janë perfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Arsimit dhe Kulturës përfaqësues nga gjykatat, prokurorisë, Kuvendit të Kosovës, Zyra e Presidentit, Zyra e Kryeministrit, Bashkësisë Islame, përfaqësues të mediave e të tjerë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img