Atëherë, kur profesioni më fisnik njerëzor, ai i mantel-bardhit është në krye të detyrës ndaj qytetarëve! “Të ndihmosh të tjerët dhe të kesh dhimbje për ta” është betim hipokratian, ama para se gjithash është njerëzore!!!…
Rreth orës 08:30 në mëngjes mantel bardhët duke i dhënë ndihmën e parë një qytetari epileptik i rënë përtokë përballë Qendrës së Kulturës, nën kujdesin e mjekëve të QKMF-Ferizaj!.
Fotot janë bërë nga një kalimtar i rastit,Agon Zhinipotoku, i cili tha se është habitur me sjelljen profesionale të këtyre mantel-bardhëve, por edhe përjetimi i tyre sikur të ishte familjar i tyre.