Në një takim të organizuar nga PDK dega në Ferizaj i është dhënë përkrahje Kadri Veselit që të jetë në krye të PDK-së
Me këtë rast kryetari i degës së PDK-së Agim Aliu në emër të degës së PDK-së në Ferizaj I dha mbështetjen e kësaj dege kandidatit për kryetar të PDK-së Kadri Veselit.
“Ne jemi që Kadri Veseli të jetë në krye të PDK-së. Nga kryetari i ri do të kërkojmë zhvillim dhe punë më të madhe dhe ta bëjë Kosovën më të plotë.Do të kërkojmë nga kryetari i ri që Ferizaj të ketë një përfaqësim më të madh në nivelin qendror” tha Agim Aliu
Edhe kandidati i vetëm për kryetar të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ka falënderuar të pranishmit për mbështetjen që po i japin anëtarësia e gjerë.
“Ndihem shumë mirë kur gjendem në një ambient të ngrohte dhe njerëzorë e që kam pasur rast që të jem edhe herëve tjera. Sa herë kalojë në këtë pjesë nuk mund të kaloj pa e përmendur një pjesë së historisë me djemtë tanë ashtu siç janë heroi Rexhep Bislimi dhe heronjtë të tjerë.Edhe nga Kaçaniku nuk mund të mos i përkujtojë Agim Bajramin dhe Komandant Bardhin me të cilët u takuam shpesh gjatë luftës për liri” tha Veseli
Veseli përkujtojë edhe dëshmorin Ahmet Kaqiku.
“Zgjedhjet e Partisë Demokratike po tregonë se ka një lidership, prej të cilit presin të gjithë nga ne sepse jemi partia më e madhe .Kush mund ta qeverisë Ferizajn më mirë se Bajrushi dhe Agimi. Shikone Ferizajn i cili nën udhëheqjen e PDK- së nga një kasaba u shndërrua në një qytet modern.Ferizaj është një sukses i Partisë Demokratike.Duhet sërish Ferizajt t’ia kthejmë Partinë Demokratike,t’ia kthejmë zhvillimin” tha Veseli
“Ashtu siç ishte lufta kundër Serbisë që të largohet nga Kosova ashtu është edhe sot mision i shenjtë zhvillimi i Kosovës.Nuk mundë të lejojmë që një i ri të bëjë 30 e 40 vite e të mos ketë asnjëherë një vend pune.Ne duhet të krijojmë kushte që investitorët e huaj të investojnë në Kosovë.Ferizaj mund të zhvilloi edhe më shumë shpirtin e ndërmarrësisë dhe të jetë shembull për tërë Kosovën,Por në rrugëtimin tonë të vemi edhe parimin e meritokracisë ku në krye duhet të vijë ai i cili punon dhe ka aftësi kreative pavaresishtë se nga vjen” ka thënë Veseli
Edhe deputeti Elmi Reçica në një fjalë rasti dha arsyet pse si Parti Demokratike janë përcaktuar që Kadri Veseli të jetë kandidat për kryetar të këtij subjekti politik.
“Asnjë proces ,që nga fillimi i proceseve për pavarësinë e Kosovës nuk është bërë pa Kadri Veselin.Jo rastësisht shumë herë ka dal njeri me i votuar krahas Hashim Thaçit.Prandaj jo rastësisht para konventës jemi përcaktuar që Kadri Veseli të udhëheq me PDK-në. Ky do të jetë ai i cili në dy zgjedhjet e radhës në të ardhmen do të jetë njeriu i cili do të siguroj fitoren e PDK-së.Në zgjedhjet e ardhshme nacionale do të angazhohemi që Kadri Veseli të jetë Kryeministër i vendit” tha ElmiReçica
“Jemi parti që i besojmë lidershipit dhe shumë lehtë i bëjmë tranzicionet .Jemi parti që kemi një strukur të qëndrueshme. Po edhe kandidati i cili besoj shpejt të jetë në krye të PDK-së është njeriu i cili ka ecur me Adem Jasharin,Rexhep Bislimin, por ka ecur edhe në betejat për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Ai është njeriu i cili gjithmonë eci vertikalisht dhe vazhdon të eci në drejtim të zhvillimit të vendit .. Jam i bindur që me 7 maj Partia Demokratike do të dal edhe më e fortë” tha Hajredin Kuqi
Përmes.kryetarit të PDK-së së Kaçanikut Besim Ilazi i’u dha përkrahje edhe nga dega e Kaçanikut
Edhe Mehmet Ballazhi kryetar i degës së Hanit të Elezit tha se ky subjekt ka një elektorat shumë të mirë në këtë komunë i cili përkrah vizionin e Partisë Demokratike dhe do të mbështesin kryetarin e ardhshëm Kadei Veseli.
Edhe kryetari i degës së Shtërpcës në emër të anëtarësisë së kësaj dege shprehu gatishmërinë për angazhim edhe të mëtutjeshëm për zhvillimin e proceseve në Kosovë./Ferizajpress.com/