01,05,2024

PDK: Xhemajl Reçica e filloi dhe e përfundoi mandatin me skandale

Must Read

Ferizaj– PDK  në Ferizaj,në një konferencë për media  ka akuzuar ish-drejtorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Xhemajl Reçica, për, siç u tha, skandalet që ka pasur gjatë kohës sa ka udhëhequr me këtë drejtori.

Burim Bajrami  nga departamenti i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të PDK-së, tha se Reçica e filloi dhe e mbaroi mandatin me keqpërdorime.

’’E filloi punën me skandalin e bletëve dhe mungesën e dokumetacionit përkatës për karantinë dhe as që mori mundin ta korigjoi gabimin dhe të bëjë verifikimin e dokumenteve. Kësisoj bletët u shpërndan ashtu si deshi dhe i konvenoi drejtorit dhe ashtu siç e kërkoi partia dhe strukturat e saj drejtuese. Për çudi kjo ndihmë u reduktua në vitin në vazhdim duke u dhënë fermerëve vetëm koshere të bletëve dhe ushqim për to. Duke mos i bërë shumë përshtypje deklaratat tona, gjetjet tona ky drejtor (tashmë i pensionuar) vazhdoi punën e tij me veshët mbyllur për ta çuar misionin e tij deri në fund, misionin që qëllim të vetëm kishte rehatimin e bashkëpunëtorëve, bashkëpartiakëve e militantëve partiak me para të shtetit ’’,shprehet Bajrami.

Bajrami shtoi se kryetari Sfarqa e përcolli me nxitim Reçicën në mënyrë që atë ta zëvendësoj me,  siç shprehet ai , të përkëdhelurin e tij Ismet Vranovcin.

‘’Në fund me ti mbushur të 65-at si me nguti dhe me një ëmbëlsirë e përcolli drejtorin në pension, jo pse nuk kishte të drejtë ligjore ta mbante në punë edhe më tutje, por i vlonte dëshira e kahmotshme për ta zëvendësuar me njeriun më të përkëdhelur të tij që nga fillimi i mandatit z.Ismet Vranovcin ’’‘ tha Bajrami.

PDK e Ferizajt, tha se shpreson që fajtorët për keqpërdorime të ndëshkohen dhe të shkojnë në pension bashkë me drejtorin Reçica

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img