Ferizaj- Këtë të hëne pritet të përurohet libri për piano “Këngë popullore-qytetare të përshtatura për piano”, të autorit Lum Halabaku.
Lum Halabaku ka zgjedhur pikërisht ditëlindjen e tij të 16-të për të bërë promovimin e librit për piano me titull “Këngë popullore-qytetare të përshtatura për piano”.
Lumi i cili është nxënës i shkollës së mesme të muzikës “Çesk Zadeja” ka shfaqur edhe shumë koncerte të muzikës klasike,muzikës së mirëfilltë shqipe ku ka kontribuuar si pianist dhe orkestrues.
“ Ky libër është libër pianistik i cili është hartuar me qëllim të ruajtjes së muzikës sonë me vlerë. Përmban gjithsej 30 këngë popullore-qytetare për piano dhe në mënyrë profesionale dhe u dedikohet të gjithë pianistëve të cilët dëshirojnë që të luajnë muzikën shqipe me vlerë” thotë Lumi
Përshtatja e këngëve në këtë libër është bërë me kujdes të veçantë dhe nuk kërkon shkathtësi të mëdha pianistike .
Një libër i tillë mungon në literaturën shqiptare të muzikës,andaj është shumë I nevojshëm për shkollat profesionale të muzikës.
Ky libër është i ndarë në katër kapituj:këngë popullore, këngë të kurbetit dhe arbëreshe, këngë popullore në frymën e këngëve autoriale dhe konglomerat këngësh (përzierje-miks)
Promovimi i këtij libri do të bëhet këtë të hëne,më 25.prill, në Qendrën e Kulturës në Ferizaj me fillim n ëorn 17:00
Nesër promovohet libri “Këngë popullore-qytetare të përshtatura për piano” i autorit Lum Halabaku
Must Read