KDI u ka bërë thirrje politikëbërësve që të thjeshtojnë mekanizmat aktual institucional në luftë kundër korrupsionit, duke zbërthyer përgjegjësitë e të gjitha institucioneve kundër korrupsionit në një, siç është Zyra e Prokurorit të Shtetit që ka kompetencat ekskluzive ligjore për të hetuar dhe akuzuar zyrtarët e dyshuar për korrupsion.
Kjo sipas tyre, kërkon heqjen e të drejtës së Agjëncise Kundër Korrupsion AKA-së për të kryer hetime dhe eliminimin e institucionit te Këshillit të Presidentit. Ka ardhur koha që prokurorët dhe gjy¬qtarët të kryejnë detyrat e tyre të parapara me ligj në mënyrë transparente dhe të pavarur dhe të zbatohet sundimi i ligjit kundër të gjithë zyrtarëve të korruptuar publik, cilado qoftë pozita e tyre.
Niveli i lartë i korrupsionit në Kosovë është pasojë direkte e mosvënies në veprim të ligjeve dhe institucioneve ligjore si arsenal për ta luftuar atë në praktikë. Ky mosefikasitet institucional i derivuar nga mungesa e vullnetit politik ka prodhuar (a) mbivendosje institucionale dhe (b) sistem të dobët të drejtësisë siç është treguar tashmë në vlerësimin e kohëve të fundit të Sistemit i integ¬ritetit kombëtar (SIK) botuar nga KDI ne tetor 2015.
Këto gjetje kanë gjetur mbë shtetje të shumë akterëve tjerë nga vendi e rajoni edhe në konferencën regjionale që KDI pati organizuar në Shkurt të 2016-tës. Kritikët nga shoqëria civile ngurrojnë të besojnë se vullneti politik do të mund të mbizotërojë lehtësisht në luftën kundër korrupsionit. Kjo për shkak se sipas perceptimit të gjithmbarshëm publik, liderët politik dhe zyrtarët publik radhiten si “kryesit kryesor të veprave të korrupsionit dhe krimeve tjera ekonomike.
“Ky punim ofron një pasqyrë të paaftësisë institucionale për ta luftuar korrupsionin, alternativave politike për t’u ballafaquar me të, dhe disa referenca mbi opsionin më të mirë. Kjo analizë e politikave është dokument i cili përvijon arsyeshmërinë e përzgjedhjes së një opsioni të veçantë të politikave ose një kursi të caktuar veprimi për të luftuar korrupsionin në mënyrë më efikase, tha Visar Sutaj, autor i punimit nga KDI.