17,01,2026

Sot shpallet aktgjykimi për rrahjen e deputetëve

Must Read

deputetet_3664 (1)

Gjykata Themelore sot rreth orës 14:30, pritet të shpall aktgjykimin për përleshjen e deputetëve të PDK-së dhe Vetëvendosjes.

Deputetët Visar Ymeri, Rexhep Selimi dhe ish-deputeti Florin Krasniqi bashkë me shoferin Besart Bujupi akuzohen për fjalosje dhe sulm ndaj deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu me qëllim të shkaktimit të lëndimeve të lehta trupore.

Incidenti kishte ndodhur më 28 qershor 2012 gjatë një pauze pas një debati në Kuvendin e Kosovës. Procedura ndaj Florin Krasniqit është veçuar për shkak të mospranisë së tij të vazhdueshme në seanca gjyqësore pasi që jeton në Amerikë./KosovaPress/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img