29,04,2024

Ilazi: Rindërtimi i Kullës së Hasanit, investim në ruajtjen e vlerave të luftës

Must Read

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, shoqëruar nga Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi dhe Fatmir Qaka- Koordinator për Rini ( Anëtar i Forumit Lokal për Trashëgimi Kulturore) vizitoi vendpunishten tek Kulla e Hasanit.
Kryetari Ilazi me këtë rast tha se rindërtimi i Kullës së Hasanit është një projekt i iniciuar nga Forumi Lokal për Trashëgimi Kulturore, ndërsa është duke u financuar nga Komuna e Kaçanikut dhe Fondacioni Suedez “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”. Kryetari Ilazi vlerësoi se rindërtimi i Kullës së Hasanit është investim në ruajtjen e vlerave të luftës dhe në trashëgimi shpirtërore, pasi që sipas tij të gjithë ushtarët e UÇK-së janë të lidhur emocionalisht me këtë objekt, ku gjatë luftës kanë qenë të vendosur ushtarët e UÇK-së. Nga ana tjetër, sipas Menaxherit të projektit të Kullës së Hasanit nga CHwB-ja Migjen Berisha, deri më tani është bërë pastrimi i terrenit dhe ka filluar muratimi me mure guri, ndërsa punët në katin përdhes janë në përfundim e sipër.
12974263_950659585047886_8203638274932070040_n

12963548_950660061714505_8679969030076114217_n

13007183_950659595047885_1821361400931139280_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img