Më shumë se gjysma e myslimanëve britanikë besojnë se homoseksualiteti duhet të jetë i paligjshëm në Britani të Madhe dhe se gruaja e meriton të goditet me gurë nëse ka tradhëtuar burrin e saj.
Ky është rezultati i një studimi në të cilin janë intervistuar rreth 1.801 myslimanë në Britaninë e Madhe, të cilët gjatë hulumtimit janë pyetur për homoseksualitetin, poligaminë dhe ligjin, transmeton koalb.com.
Sondazhi ka zbuluar se 52% e të të anketuarve nuk pajtohen që homoseksualiteti duhet të jetë ligjor në Britani, ndërkaq 31% besojnë se është e pranueshme që burrat myslimanë mund të kenë më shumë se një grua, ndërkaq 23% mbështesin idenë që Britania të qeveriset nga ligjet e Sheriatit, transmeton koalb.com.
Ndërkaq, 39% e të të anketuarve besojnë se gratë duhet tu binden burrave, ndërsa më shumë se 79% janë të pajtimit që gruaja duhet të dënohet, të vritet duke u gjuajtur me gurë nëse ka tradhëtuar burrin e saj.