28,12,2024

Vazhdon fushata zgjedhore e Serbisë në Kosovë: Daçiqi sot viziton “trashëgiminë kulturore serbe”

Must Read

Ivica-Dacic-interview

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Jashtëm, Ivica Daçiç, sot do të qëndrojë në Kosovë për të vizituar, siç thuhet në një njoftim të ministrisë së Jashtme serbe, “trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë e Metohi që gjenden nën mbrojtjen e UNESCO-s”.

“Daçiç do të vizitojë zonat e trashëgimisë kulturore në territorin e Kosovës dhe Metohisë të cilat janë të regjistruara në Listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s – patrikanën e Pejës, kishën e Levishës [në Prizren] dhe manastirin e Graçanicës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Serbisë.

Ndërkaq, theksohet se vizitën e tij në Kosovë, Daçiç do ta shfrytëzojë edhe për të biseduar me klerikët serbë, ku besohet se edhe do të përçojë mesazhe politike në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img