Në dy vjetorin e NISMA-s për Kosovën në Lipijan lideri i kësaj partie, Fatmir Limaj, ka folur për ceremoninë e djeshme të inaugurimit të Hashim Thaçit president.
“Spektakli dje përmbush instinktet prej diktatori”.
Ai ka shtuar se shteti ynë nuk është ashtu siç e paraqet televizioni shtetëror.
“Kosova nuk është ashtu siç e paraqet RTK-ja, është më keq. Kosova është vendi ku nëna s’ka mundësi t’i shërkojë fëmijët”.
“Në ceremoni dje u thirr zëvendësi i Sheshelit, ai që ka kryer krime e përdhunime në Kosovë. Me këtë Thaçi i ka poshtëruar qytetarët e Kosvoës”.
Limaj shtoi se të gjithë të ftuarit dje kishin qëndruar në hotele me parat e popullit.
“Thaçi të gjithë të ftuarve që dje i pati në ceremoni të betimi u pajuajti rrugën e dhomën e hotelit me taksat e qytetarëve të Kosovës e këtë ai e bëri vetëm për t’i ushqyer instinktet prej diktatori”.