23,12,2024

Ilir Deda: Vetëvendosje s’gjuan më gaz lotsjellës në Parlament

Must Read

ilir-Deda

Deputeti Ilir Deda ka thënë se ka përfunduar gjithçka sa i përket përdorimit të gazit lotsjellës nga Vetëvendosje. Ka thënë se gaz nuk do të ketë më as në Parlamentin e Kosovës.

Këto komente, Deda ka folur për çarjen e bllokut opozitar, Isa Mustafën, Presidentin e ri e për punën e Shpend Ahmetit.

“Gazi lotsjellës ka përfundu. Ne nuk do të shohim më gaz lotsjellës në Kuvend as tash dhe as në të ardhmen”, ka thënë Ilir Deda për Express.

“Do ta konfirmojmë, me siguri, edhe kolegët e Vetëvendosjes, por gazi lotsjellës ka përfundu”, ka thënë Deda.

Ky deputet ka kërkuar nga liderët e tri partive opozitare të dalin dhe të sqarojë deri në fund se pse dështuan të shkojnë edhe më tutje bashkë në kundërshtim të Qeverisë. Ka thënë se duhet të marrin edhe përgjegjësinë për këta gjashtë muaj që vazhdimisht deklaroheshin se opozita është e bashkuar.

“Përplasjet brenda opozitës nuk janë të mira”, ka konstatuar ai.

Ilir Deda e ka shtyrë idenë e tij për një listë të përbashkët të të gjithë atyre që mendojnë se mund ta nxjerrin PDK’në në Opozitë. Ka thënë se me PDK’në dhe me udhëheqjen aktuale të LDK’së s’mund të ketë ndryshime pozitive në Shtetin e Kosovës.

Deda e ka shtyrë përpara idenë për të shkuar me një listë të përbashkët të të gjithë atyre që e shohin se mund ta çojnë PDK’në në Opozitë.

Deputeti Deda ka folur edhe ditën kur u votua Thaçi President. Ka thënë se opozita kishte informacione se lideri i PDK’së do t’i kishte vetëm 79 vota pasi dy deputetë të LDK’së do të votonin kundër.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img