Këshilli Drejtues i USHAF-it zgjedh Prof. Asoc. Dr. Fakije Zejnullahu Ushtruese të Detyrës së Rektorit

Share

Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në mbledhjen e sotme, ka marrë vendim për zgjedhjen e Prof. Asoc. Dr. Fakije Zejnullahu në pozitën e Ushtrueses së Detyrës së Rektorit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Ky vendim shënon një moment të rëndësishëm në funksionimin dhe vazhdimësinë institucionale të universitetit, duke krijuar kushtet për mbarëvajtjen e proceseve akademike, administrative dhe organizative.

Këshilli Drejtues shpreh besimin se, në këtë përgjegjësi të re, Prof. Asoc. Dr. Fakije Zejnullahu do të angazhohet në funksion të avancimit të misionit akademik, forcimit të qeverisjes institucionale, rritjes së cilësisë në arsimimin e lartë dhe zhvillimit të mëtejmë të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Me këtë rast, i urojmë suksese në detyrën e re, duke i dëshiruar punë të mbarë, përkushtim dhe rezultate në shërbim të universitetit, stafit akademik, studentëve dhe komunitetit.

Të ngjashme: