Bashkimi fiton dramën pas vazhdimeve me Rahovecin

Share

Bashkimi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme dhe dramatike ndaj Rahoveci 029 në palestrën ‘Mizair Isma’, pas vazhdimeve prej pesë minutash.

Ndeshja e vlefshme për javën e 23-të të Superliga e Kosovës në basketboll përfundoi me rezultat 93:88 në favor të Bashkimit.

Koha e rregullt u mbyll me shifrat 84:84, duke bërë që fituesi të përcaktohej vetëm pas vazhdimeve.

Dueli ishte shumë i luftuar deri në sekondat e fundit. Rahoveci 029 kaloi në epërsi 81:79 pak më shumë se një minutë para fundit, ndërsa më pas Bashkimi përmbysi rezultatin në 82:81.

Kur kishin mbetur edhe 24 sekonda, mysafirët ngritën epërsinë në 84:81, por Jvon McCormick realizoi një trepikësh të rëndësishëm 14 sekonda para fundit për ta çuar takimin në vazhdime.

Të ngjashme: