Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se aktorja kosovare Fatlume Bunjaku është përzgjedhur “European Shooting Stars 2026” në kuadër të Berlin International Film Festival (Berlinale), një nga platformat më të rëndësishme në Evropë për promovimin e aktorëve me potencial ndërkombëtar.
Rama bëri të ditur se Kryeqyteti e ka nderuar aktoren me mirënjohje për këtë arritje dhe për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ai theksoi se suksesi i saj është një vlerësim i rëndësishëm për artin dhe kulturën kosovare, duke e vendosur edhe më shumë Kosovën në hartën e kinematografisë evropiane./KultPlus.com

