08,08,2025

U promovua romani i autores së re ferizajase, Sivera Hasani

Must Read

Në kuadër të manifestimit kulturor “Ditët e Kulturës” në ambientet e Galerisë së Arteve në Ferizaj, në prezencën e mysafirëve të shumtë u promovua romani “Në mes diellit dhe hënës” të autores së re ferizajase, Sivera Hasani, botim ky që u mbështet nga Komuna e Ferizajt, përkatësisht Klubi Letrar “De Rada” në Ferizaj.

Në lidhje me veprën të pranishmëve iu drejtuan nga Klubi Letrar “De Rada”, Zyrafete Shala e Arsim Hamiti, si dhe profesori i autores, Dren Brahimaj , të cilët vlerësuan lartë këtë vepër të parë të autores Sivera Hasani.

E autorja Sivera Hasani, e emocionuar u shpreh mirënjohëse për mbështetjen e vlerësimin e veprës së saj të parë letrare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vdes një grua në Ferizaj, në rrethana të panjohura ra nga kati i 5-të

Një 56-vjeçare ka vdekur në Ferizaj pasi në rrethana ende të panjohura ka rënë nga kati i pestë i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img