02,12,2025

Ismet Munishi emërohet trajner i FC Ferizajt në Ligën e Parë

Must Read

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi, ka marrë detyrën e re. Ai nga sezoni i ri do të marrë drejtimin e FC Ferizajt për dy vitet e ardhshme, skuadër kjo që do të garojë në Ligën e Parë, pasi humbi ndeshjen e play-offit ndaj Lirisë.

Munishi i cili ka një karrierë të pasur si trajner, është papunë që kur u shkarkua nga Prishtina në mesin e muajit mars.

Ai në karrierën e tij në zejen e trajnerit ka fituar vetëm një titull kampion, me Llamkos Kosovën që tani quhet FC Vushtrria.

Ferizaj njoftoi emërimin e tij në faqen zyrtare të klubit, duke nisur me shprehjen: “Një kampion, për synime të mëdha.”

Ujqërit të cilët kishin një gjysmësezon të dytë shumë të mirë, nuk ia dolën në fund për ta fituar ndeshjen ndaj Lirisë, e cila nga Liga e Parë hyri në Superligë.

Andrej Panadic që udhëhoqi Ferizajn gjatë pjesës më të madhe të kampionatit të kaluar, tashmë është liruar nga detyra me të përfunduar sezoni, ndërsa skuadra sipas njoftimit të tyre po vazhdon punën për sezonin e ri të garave në Ligën e Parë, ku edhe kanë emëruar një drejtor të ri sportiv, Arsim Abazin, që më parë ishte trajner i Kombëtares së Kosovës për gjeneratën U17.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj nderon 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, Pavarësisë dhe të gjithë Dëshmorëve të Kombit

Ferizaj sot u bashkua me mbarë kombin shqiptar në shënimin e 28 Nëntorit, ditës më të rëndësishme të historisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img