27,12,2024

Liberalizimi i vizave për Kosovën sot në rend dite në takimin e ambasadorëve të BE-së

Must Read

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, më 30 nëntor do ta hedhin në votim propozimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024. Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës – njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.
Sipas propozimit të miratuar më 22 nëntor, “hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të nisë në kohën kur të jetë funksional sistemi i udhëtimit ETIAS, por jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024”,
Propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024, u hoq nga agjenda e takimit të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, më 23 nëntor.
Arsyet për këtë ishin politike dhe lidheshin me situatën në veri të Kosovës.
Zëdhënësja e Presidencës Çeke të BE-së, Eva Hrncirova kishte deklaruar për Gazetën Sinjali se diskutimi për këtë çështje do të mbahet më 30 nëntor.
“Për shkak të zhvillimeve politike në veri të Kosovës, ta kemi këtë pikë në agjendën e Coreper-it [trupi i ambasadorëve] nuk është ideale. Diskutimi për këtë çështje do të mbahet më 30 nëntor”, ka thënë ajo.
Tash, një javë më pas, kur edhe është arritur marrëveshja për targat, mbetet të shihet nëse kjo çështje do të votohet sot, ashtu siç ka paraparë Presidenca çeke.
Nëse propozimi për heqjen e vizave kalon sot në rendin e ditës së Ambasadorët e BE-së, atëherë duhet të kalohen edhe disa procese të tjera.
Hapat që duhet të arrihen janë:
Mbajtja e takimit trepalësh ndërmjet Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian
Ambasadorët e BE-së miratojnë marrëveshjen e arritur nga tri institucionet
Parlamenti Evropian voton për liberalizimin e vizave
Ambasadorët e BE-së votojnë me shumicë të thjeshtë për liberalizimin e vizave
Këshilli i Ministrave të BE-së miraton me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave
Akti ligjor nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian
Vendimi publikohet në Gazetën Zyrtare, duke përfshirë datën e hyrjes në fuqi dhe
Liberalizimi hyn në fuqi.
Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Shengen.
Kosova, ashtu si edhe Bosnje e Hercegovina, ka vetëm Marrëveshje Stabilizimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok. Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndërkaq, i kanë hapur negociatat për anëtarësim në BE.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img