06,06,2025

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për targat

Must Read

Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, ka dhënë sihariqin e arritjes së marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

“Shumë i lumtur për të njoftuar se shefat e grupeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e BE-së janë pajtuar mbi masat për të shmangur eskalimin e mëtejmë dhe që të koncentrohen plotësimin në propozimet për normalizim të marrëdhënieve mes tyre”, është shprehur Borrell.

Borrell tha se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet si KM, PR e të tjera.

“Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve”, ka shkruar Borrell.

Tutje, ai tha se do t’i ftojë palët ditëve në vijim për t’i diskutuar hapat e ardhshëm, teksa falënderoi të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, së bashku me deputetët Elmi Reçica dhe Rashit Çalaj, viziton Këshillin e Bashkësisë Islame me rastin e Festës së...

Ferizaj, 6 qershor 2025 – Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, kryetari i Komunës së Ferizajt,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img