23,12,2024

Nga e enjtja edhe shërbyesit civil hyjnë në grevë

Must Read

Qeveria “Kurti”  të enjten do të përballët me greva nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

E kësaj greve do t’i bashkëngjitet edhe Sindikata e Shërbyesve Civil të Kosovës.

Lajmin p e ka bërë të ditur kryetari i kësaj sindikate, Mursel Zymberi.

Ai tha se shërbyesit civil i mbështesin kërkesat e Bashkimit të Sindikatave.

“Sindikata e Shërbyesve civil të Kosovës nuk është përfshirë në këshillin grevist, të gjithë shërbyesit civil në nivel vendin e mbështesin në plotni kërkesën e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës”, u shpreh ai

Zymberi tha se arsyeja pse sindikatat po hyjnë në grevë është mosmiratimi i Ligjit për Paga dhe mosrealizimi i kërkesave të tyre.

 “Është bërë një vonës e tepruar, kemi një ngërç të dialogut sociale dhe nuk po dihet fati se në çfarë mënyra do të zgjidhen këto ligje që janë propozuar që në masë të madhe i prekin shërbyesit civil, kërkesa jonë ka qenë miratimi sa më parë i Ligjit për Pagat e shërbyesve publik në nivel vendi, ka pasur edhe disa vërejtje në disa ligje që ne i kemi kundërshtuarat ashpër dhe nuk do t’i pranojmë në asnjë mënyrë”, tha ai për Front Online.

Ndërsa i pyetur nëse deri më tani kanë pasur takim me kabinetit qeveritar, ai tha se Qeveria “Kurti” është shkëputur nga dialogu social.

“Deri më tani nuk kemi pas takim dhe kjo ndodh për herë të parw që është shkëputur dialogu social”,  deklaroi Zymberi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img