13,07,2025

Ndihmohen me gjëra ushqimore mbi 300 familje ferizajase

Must Read

Këtë të martë, drejtues të Drejtorisë së Shëndetësie dhe Mirëqenies Sociale, bashkë më drejtues të Shoqatës “Bereqeti”, kanë ndihmuar mbi 300 familje skamnore të Komunës së Ferizajt.

Me këtë rast drejtori Emira Sallahu, udhëheqëse e skemës sociale pranë Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka falënderuar shoqatën “Bereqeti”, për këtë mbështetje,  duke theksuar se në këtë mënyrë, po ju mundëson  shumë familjeve të kenë një jetë sa më të mirë.

E nga ana tjetër, Behxhet Ajvazi, drejtor i shoqatës “Bereqeti”, ka thënë se në këtë mënyrë, po mundohen t’ju dalin në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmë. Sipas tij këto pako që u dhurua sot ishin mbështetje në kuadër të 3/4 të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgimi i një të mituri nga Shtimja, dyshohet se ka dhunuar një djalë të mitur

Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img