03,07,2025

Kthehet në punë polici që plagosi vëllain e Butës pasi e la të vdekur 30-vjeçarin në Ferizaj

Must Read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur të premten qytetin e Ferizajt. 30-vjeçari Gazmend Hyseni, ka mbetur i vrarë ndërsa është plagosur personi i dyshuar për vrasjen, Qëndrim Januzi.

Sipas pamjeve të publikuara në media, e gjithë ngjarja ka ndodhur në prani të Policisë të cilët ishin rastësisht në vendngjarje, e ku më pas pjesëtari i Policisë, Njësiti Antidrogë në Ferizaj, ka qëlluar në drejtim të Januzit.

Zyrtari policor fillimisht ishte suspenduar për 72 orë, por pas verifikimit të pamjeve filmike, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka vendosur që të mos rekomandojë vazhdimin e suspendimit.

Kështu ka bërë të ditur kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, i cili tha se rasti do të hetohet në procedurë të rregullt.

“Fillimisht ishte vlerësuar nga hetuesi që zyrtari policor të suspendohet për 72 orë, deri në sqarimin e rrethanave të rastit. Por, pas verifikimit të pamjeve filmike, IPK ka vendosur që mos të rekomandojë vazhdimin e suspendimit, ndërkaq rasti do të hetohet në procedurë të rregullt, sipas autorizimeve të Prokurorisë”, deklaroi Hodaj për Telegrafin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img