19,11,2024

Gjendet i vdekur një person në një mobilieri në rrugën Prishtinë- Ferizaj

Must Read

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm, në një mobilieri në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku një person ka kryer vetëvrasje.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizaj, Kanun Veseli, ka konfirmuar vdekjen e një personi në një mobileri në rrugën Ferizaj-Prishtinë.

Sipas tij bëhet fjalë për personin 64-vjeçar me inicialet A.E.

Dyshimet e para kanë të bëjnë me vetëvrasje, sipas policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Sot në orën 03:00 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë tek një mobileri është një rast. Policia Rajonale, hetuesit dhe krim tekniket kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë veprimet e nevojshme nën autorizim edhe të prokurorit kujdestar. Dyshohet se personi me inicialet A.E (M/K) i moshës 64 vjeçar ka bërë vetëvrasje. Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet”, tha Veseli. /Reporteri.net/.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img