17,11,2024

Fshati Dubravë përfitues i një projekti shumë të rëndësishëm

Must Read

Gjatë ditës së sotme Nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, bashkë me Ministri e Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi kanë bërë nënshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit, për asfaltimin e rrugës dhe rregullimin e trotuarit në fshatin Dubravë.

Komuna e Ferizajt, është përfituese e këtij projekti pas thirrjes për aplikim për “Programin për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete për komunat e Republikës së Kosovës”.

Ky projekt kap shumën prej 40.000,00€, ndërsa projekti do të realizohet në fshatin Dubrave, fshat ky i banuar me komunitetin ashkali në Komunën e Ferizajt.

U tha se MAPL do të vazhdojë të mbështes Komunat për projekte infrastrukturore edhe në të ardhmen me qëllim që këto projekte të ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të jetës së të gjithë qytetarëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img