24,11,2024

SBASHK: Punëtorët e arsimit në protestë, nesër shkollat nuk punojnë

Must Read

Me anë të një komunikate dërguar mediave SBASHK-u deklaron se nesër shkollat nuk punojnë dhe punëtorët e arsimit do të dalin në protestë.

Në këtë komunikatë theksohet se vendimi për protestë është marrë mbrëmë nga një takim i mbajtur me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve.

Gjithashtu lutet Qeveria që të reflektojë, në të kundërtën SBASHK deklaron se do të shkojë drejt veprimeve edhe më radikale.

Njoftimi i plotë i tyre:

Duke u bazuar në vendimin e federatave sindikale  në kuadër të BSPK-së, në orët e mbrëmjes së të mërkurës  është mbajtur takim i jashtëzakonshëm i SBASHK-ut me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve. Pas një debati konstruktiv është rikonfirmuar  se në protestën e thirrur më 20 maj nga BSPK-ja e bazuar në zërin e anëtarësisë  do të marrin pjesë në mënyrë masive edhe të punësuarit  në sektorin e arsimit.  Duke u bazuar në këtë  pjesëmarrësit në takimin e jashtëzakonshëm  të SBASHK-ut kanë sjellë  vendim që të premten shkollat nuk punojnë sepse   punëtorët arsimorë me kohë do të nisen nga vendbanimet e tyre për t’u bërë pjesë e protestës.

SBASHK-u shpreh keqardhje  për gjendjen e krijuar  e cila është pasojë e mungesës së gatishmërisë së Qeverisë për dialog dhe për angazhim në zgjidhjen e kërkesave legjitime të  punëtorëve në arsim, që nga çerdhet e deri në Universitete e kulturë, por edhe në sektorët tjetër. Përfaqësuesit e Këshillave të prindërve  i ftojmë të jenë  pjesë e protestës sonë me qëllim që të forcohet zëri i përbashkët  drejtuar Qeverisë që  të dialogojë me sindikatat  dhe të angazhohet për zgjedhjen e kërkesave të tyre legjitime. Po ashtu apelojmë të prindërit që për hir të sigurisë së fëmijëve të tyre nesër mos t’i nisin për në shkollë sepse  shkollat janë pa personelin arsimor , të cilët pa fajin e tyre janë të detyruar  të protestojnë  në përpjekje për realizimin e kërkesave të tyre . Në këtë protestë do të jenë edhe anëtarësia e SBASHK-ut nga të gjitha Universitetet e Kosovës, kurse  nga anëtarësia jonë në çerdhe kërkojmë mirëkuptim në mënyrë që puna atje të mos  ndalet nesër, por përfaqësues nga këto institucione të marrin pjesë në protestë pa e cenuar rrjedhën e procesit të punës  në çerdhe.

Të lutemi bashkë  që Qeveria të reflektojë dhe të mos kemi arsye të shkojmë drejt veprimeve edhe më radikale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img