Gjatë ditës sotme është mbajtur diskutim publik me ç’rast është diskutuar gjerë e gjatë Draft-Rregullorja për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve në Ferizaj.
Prezantimin e kësaj draft rregullore e ka bërë drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës Arben Halili, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtoret e tij. Ai para qytetarëve ka thënë se përmes kësaj rregulloreje parashihet të bëhet rregullimi i tri llojeve të parkingjeve siç janë vend-parkimet publike me kohë të caktuar, vend-parkimet private dhe vend-parkimet parko dhe udhëto, parkingje këto që aktualisht nuk janë në qytetin e Ferizajt, por që pritet të bëhen në një të ardhme të afërt.
“Kemi pasur mungesë informacioneve sa i përket parkingjeve private në Ferizaj, sepse për parkingjet publike komuna ka shënime të sakta se sa janë sepse menaxhohen nga Komuna, ndërsa me këtë rregullore do bëhet rregullimi i të gjitha çështjeve sa i përket parkingjeve private dhe publike”, ka thënë drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës Arben Halili.
Ndërsa qytetarët, por edhe pronarë e parkingjeve, kanë dhënë ide nga më të ndryshmet sa i përket shfrytëzimit dhe organizmit të parkingjeve në qytetin e Ferizajt.
Në fund drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës Arben Halili, ka thënë se qytetarët e interesuar, por edhe pronarët e parkingjeve, kërkesat e tyre mund t’i parashtrojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, në mënyrë që kjo rregullore të jetë sa me e kompletuar.
Qytetarët e interesuar këtë draft-rregullore mund ta gjejnë të publikuar edhe ne wuebfaqën e komunës në këtë link: