06,05,2024

Pupovci: Numri i nxënësve po bie, kështu do të bëhet sistemimi i mësimdhënësve

Must Read


Zv.ministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci ka thënë se që nga viti i ardhshëm do t’i kërkojnë komunave që të mos t’i zëvendësojnë mësimdhënësit e pensionuar pa një analizë të mirëfilltë.

“Duke filluar nga viti i ardhshëm, ne thjesht do t’iu kërkojmë komunave që të mos i zëvendësojnë pa një analizë të mirëfilltë mësimdhënësit, të cilët pensionohen, në mënyrë që të mos i dëmtoj ata që janë në sistem. Pastaj ideja është që të fillojë pagesa e orëve të kujdestarisë, ku tani llogaritet se me numër të orëve, rreth 447 mësimdhënës angazhohen me orar të plotë”
“Ata nuk mbajnë kujdestarinë me orar të plotë, mirëpo në këtë formë iu plotësohet norma njerëzve të cilët nuk e kanë normën, dhe një formë tjetër është ideja për futjen e menaxhmentit të mesëm nëpër shkolla, ku mësimdhënësit do të angazhohen në cilësinë e kryetarëve të aktiveve dhe një numër i orëve të tyre do t’iu dedikohen ushtrimit të funksionit të kryetarit të aktivit”.

“Pra dhe kjo do t’i prekë një numër të konsiderueshëm të mësimdhënësve dhe në këtë mënyrë mund të arrihet një harmonizim në mes të numrit të nxënësve, i cili është në zvogëlim dhe numrit të mësimdhënësve, i cili është duke u ruajtur në nivelet e viteve të kaluara”, thotë Pupovci.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img