04,05,2024

Rrëzohet soleta e objektit të ndërtimit në Kaçanik, lëndohen 2 persona

Must Read

Raportohet se është shembur soleta e një objekti në ndërtim në periferi të Kaçanikut.

Në disa pamje të publikuara shihet se Policia ka rrethuar zonën dhe vijon hetimet.

Nga Policia e Ferizajt kanë bërë të ditur për Gazeta Blic se janë lënduar dy persona, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore dhe më pas janë dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Ferizajt.

“Në ora 13:25 ka ndodhur ky rast. Lëndime kanë pësuar 2 persona, të cilët pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në Kaçanik, janë dërguar në Qendrën në Ferizaj, të cilët po trajtohen. Rasti është cilësuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e ngjarjes”. Ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë është inspektoriati i punës.

Rasti po hetohet”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Nga pamjet e një vend punishte atje, armatura e objektit në ndërtim është shembur pa u hedhur betoni.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. Sipas policisë, babi ka raportuar se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img