03,05,2024

Arrestohet i riu në Shtime, kanosi babain për një mosmarrëveshje për veturë

Must Read

Stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 23:28 ka pranuar një informacion se, në fshatin Pjetërshticë të Shtimes është në rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin me inicialet L.G  (M.K) i moshës 32 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje për njē veturë, kanos babain e tij me inicialet S.G (M/K) i moshës 61 vjeçar dhe shkakton dëme materiale në garazhin e veturës.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor tê Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore tê Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img