20,11,2024

Ibrahimi: Komunat po e shqyrtojnë mundësinë e padisë ndaj MAShT-it dhe MSh-së

Must Read

Ende, pas më së një viti në krye të Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti, nuk i ftoi udhëheqësit e Komunave të Kosovës në takim.

Ky mos veprim, sipas drejtorit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan  Ibrahimi është i paprecedent.

I njëjti, në “Sytë 7”, në Klan Kosova, tha se ky mos komunikim direkt me Kryeministrit dhe ministrat e dikastereve kryesore, me të cilët kanë punë të drejtpërdrejt Komunat, po u qet telashe këtyre të fundit.

Një problem i tillë i  mos komunikimit, sipas Ibrahimit ndodhi edhe me rastin, kur ekzekutivit ua mori disa prona komunës së: Gjilanit, Ferizajit, Suharekës, Skenderajit, Deçanit, Junikut dhe Hanit të Elezit, për t’ia rikthyer AKP-së, përcjell Klankosova.tv.

Tutje, Ibrahimi në “Sytë 7”, tha se Komunat janë duke e shqyrtuar mundësinë që të padisin Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Shëndetësisë si ministri nënshkruese të Kontratave Kolektive,  pra Kontratat Kolektive për Arsim dhe Shëndetësi, sepse këto kontrata janë nënshkruar pa mbulueshmëri financiare.

Veç kësaj çështje, Sazan Ibrahimi tha se qeveritë lokale po e kanë shumë telash me mos emërtimin e bordit të OSHP-së nga ana e Qeverisë tash e 1 vit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img