15,08,2025

Ndihmohen me pako ushqimore e higjienike, 300 familje në Ferizaj

Must Read

Sot, në hapësirat e Palestrës së Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj u zhvillua aksioni për shpërndarjen e 300 pakove ushqimore dhe higjienike për familjet nevojtare nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

Agon Zhinipotoku nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” tha se ky kontigjent i pakove ushqimore dhe higjienike, është shpërndarë tek 300 familjet më në nevojë e me kushte të rënda ekonomike në Ferizaj, përzgjedhjen e së cilave është bërë në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj. Ai shtoi se ky aksion i zhvilluar në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, do të vijoj për t’i dalë në ndihmë familjeve nevojtare ferizajase.

Komuna e Ferizajt për këtë aksion shpreh falënderim publik për Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe humanistij Halil Kastrati që vazhdueshëm ka ndihmuar e po ndihmoj familjet në nevojë në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vdes togerja Syzana Krasniqi – për të cilën kërkoheshin para për shërim

Ka ndërruar jetë në moshë të re Togerja e Policisë së Kosovës, Syzana Krasniqi, e cila prej kohësh po...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img