Policia e Kosovës ka arrestuar një 29-vjeçar në Ferizaj, pasi të njëjtit i është gjetur substanca narkotike në çantën e krahut.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Emin Duraku”, ku policia ka ndaluar të dyshuarin i cili ishte me një veturë.
Shoferi i veturës e ka pranuar se posedon një sasi të marihuanës në çantë dhe i njëjti është dërguar në stacion policor për t’u intervistuar.
Siç merr vesh Sinjali, prokurori kujdestar ka marrë vendim që ndaj tij të hapet rast, ndërkaq sasia e substancës që iu gjet të riut të konfiskohet.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.