15,08,2025

Diplomati i Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka viziton Ferizajn

Must Read

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë pranë Ambasadës së Republikës së Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Kryetari Aliu ka informuar diplomatin japonez Yamanaka  për mundësitë që ofron Ferizaj, bashkëpunimet e mundshme të së ardhmes në fushën e industrisë, turizmit, zhvillimit ekonomik dhe politika ambientale

“I nderuar të mirëprisja në zyrën time sot, të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Republikën e Kosovës, Shkëlqesinë e Tij, diplomatin Keisuke Yamanaka, me të cilin bashkëbiseduam për mundësitë që ofron Ferizaj, bashkëpunimet e mundshme të së ardhmes në fushën e industrisë, turizmit, zhvillimit ekonomik dhe politika ambientale, natyrisht duke e falënderuar edhe për mbështetjen e deritanishme të Qeverisë Japoneze, në kuadër të fondeve e programeve për komunat. Bashkë me diplomatin Yamanaka, shëtitëm sheshin e qytetit, me ç’rast e njoha me historinë e zhvillimit të Ferizajt” ka shkruar kryetari Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vdes togerja Syzana Krasniqi – për të cilën kërkoheshin para për shërim

Ka ndërruar jetë në moshë të re Togerja e Policisë së Kosovës, Syzana Krasniqi, e cila prej kohësh po...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img