Përfaqësuesja e regjionit sindikal të Ferizajit, Mr. Tevide Imeri ka njoftuar se është kandidate për kryetare të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.
FSShK në një njoftim për media javë më parë kishte bërë thirrje në kandidimin e të gjithë atyre që plotësojnë kriteret për krytar.
Në një bisedë me Gazetën Shneta, Imeri u shpreh se një ndër arsyet kryesore pse ajo kandidon për kryetare është bagazhi i saj i gjërë i punës në këtë fushë.
“Unë si anëtare dhe themeluese e sindikatës së pasluftës sē shëndetësisë, jam ndër gratë e para që kam qenë pjesë e këshillit iniciativë për themelim të sindikatës së shëndetësisë në nivel vendi, i njoh mire proceset sindikale dhe mekanizmat e veprimit sindikal. Tash mendoj qe ka ardh një moment që patjetër më duhet ta marr nën udhëheqje FSShK, për plotë arsyeje por në radhë të parë bagazhit tim sindikalist që kam dhe si njohëse e mirë e këtyre çështjeve”, tha ajo.
Imeri u shpreh se planët e saj si kryetare e FSShK-së, nëse fiton këtë post janë mjaft të arsyeshme dhe përfshijnë krijimin e zgjidhjeve për problemet e tanishme.
“Ne plan kam së pari të bëj një unifikim të sindikatave të cilat kanë dal nga ombrella e FSShK-së, pastaj do të përkujdesemi në maksimum për t’i shty proceset para, siç janē Ligji i Pagave dhe Ligji për Shëndetësinë i cili është në procedurë e sipër, si dhe pēr të rregulluar standartin e puntorëve shëndetësor”, tha ajo për Gazeta Shneta.
Kujtojmë që afati për kryetar mbetet i hapur deri me katër prill, sipas njoftimit të Zyrës Qendrore të FSShK-së.
“Pas përfundimit të procesit zgjedhor të shpallur nga data 02.09.2021, zgjedhjes së Kryetarëve/eve dhe Kryesive të Shoqatave Sindikale të FSSHK-së dhe Përfaqësuesve Regjional të FSSHK-së, në përputhje me dispozitat e STATUTIT të FSSHK-së duke respektuar afatet e përcaktuara nga Vendimi i Këshillit Drejtues me nr. të protokollit 10/22 i datës 11.01.2022 për procedurën e kandidimit dhe zgjedhjes së organeve të FSSHK-së,Komisioni për verifikim të kandidaturave i përzgjedhur nga Këshilli Drejtues bën shpalljen e afatit për aplikim duke filluar nga data 21 Mars 2022 deri më 04 Prill 2022 në ora 12:00h”, thuhet në njoftim nga Zyra Qendrore.