KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet të cilat do të kryhen nesër. Si shkak i kësaj, pritet që të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa vende.
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
29.03.2022
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Ferizaj
1.
Nga TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Komogllava (kodi 40000009) prej orës 10:00 deri në ora 14:00
Vendet: Komogllavë dhe Gërrlicë.
Arsyeja: Zëvendësimi i shtyllave të tyera me të rejat ndërrimi i përçuesve, izolatorëve, riparimi i shtyllës ku mund të riparohet, ndërrimi i konzollave ku ka nevojë etj.
2.
Nga TS 110/35/10kV Lipjani do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Kraishta (kodi 41000002) prej orës 10:00 deri ne ora 14:00
Vendet: Rufci i Ri, Rufci i Vjetër, Hallaq i Vogël, Hallaq i Madh, Ribar i Vogël, Ribar i Madh, Zllakuqan, Kraishtë, Bujani, Bregu i Zi, Godanci i Epërm, Varigocë dhe Kraishtë.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, zëvendësimi i shtyllave të thyera me të rejat, ndërrimi i përçuesve dhe ndërrimi i izolatorëve.