Nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, ka pritur në një takim udhëheqësin e Programeve të Zyrës së BE-së në Kosovë George Papagiannis, së bashku edhe përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Nënkryetari Aliu me këtë rast ka falenderuar për viziten Papaganis, gjithashtu edhe për fillimin e bashkëpunimit që Komuna e Ferizajt ka nisur me Bashkimin Evropian, në theks të veçantë në përfitimin e projektit në IPA fonde- CBC.
Papaganis falenderoi nënkryetarin Aliu, për pritjen si dhe ofroi mbështetjen e plotë të tij dhe të komplet ekipës për mbështetjen në implementimin e projektit për vendosjen e paneleve solare.
Të dyja palët u dakorduan për bashkëpunimet e ardheshme në fokus të projekteve me karakter ambientalist.