22,04,2025

Shënohet Dita Ndërkombëtare e personave me Sindromit Down

Must Read

Me moton “Ec me këpucët e mia”, edhe në Ferizaj është shënuar Dita Ndërkombëtare e Sindromit Down. Këtij marshi në sheshin e qytetit i është bashkuar edhe numri një i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj Dr. Kemajl Emini, marsh ky i organizuar nga shoqata e Sindrom Down dhe Qendrës Pema.

Me këtë rast drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini, ka thënë se duhet një sensibilizim edhe më i madh për mbështetjen të këtyre personave me nevojë. Ai tutje ka thënë se në kuadër të mundësive buxhetore do të mbështesë këtë kategori në aspektin e mirëqenies sociale dhe shëndetësore.

Përmes marshit, ju bë thirrje institucioneve dhe të gjithë popullatës për mos diskriminim dhe respektim të të gjithë të drejtave ndaj personave me Sindrom Down.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

1 muaj paraburgim ndaj të miturit i dyshuar për veprën penale vrasja e rëndë

Ferizaj, 21 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img