01,12,2025

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi

Must Read

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, gjat ditës së sotme me bashkëpunëtor po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi.
Aliu vizitën  e ka filluar në rajonin e Samsunit, me një takim me Odën Ekonomike të këtij rajoni.

Qëllimi i kësaj vizite është fillimi i bashkëpunimit  ekonomik  dhe tërheqja  e investimeve  nga bizneset e këtij rajoni .

Këtë vizitë e ka bërë të ditur kryetari Agim Aliu përmes faqes zyrtare në rrjetin social.

“Në vizitën zyrtare që po zhvillojmë me bashkëpunëtorë në Republikën e Turqisë, takuam sot, drejtuesit e Odës Ekonomike të Rajonit të Samsunit, për t’i hedhur hapat e parë dhe hapur rrugën e bashkëpunimit ekonomik, tërheqjes së investimeve në Ferizaj nga biznese të këtij rajoni, të dalluar për potencialin e zhvillimin e hovshëm ekonomik.” ka shkruar Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj nderon 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, Pavarësisë dhe të gjithë Dëshmorëve të Kombit

Ferizaj sot u bashkua me mbarë kombin shqiptar në shënimin e 28 Nëntorit, ditës më të rëndësishme të historisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img