25,11,2024

Kompanitë kosovare mund të aplikojnë për financim ne projektin Develo PPP, pa pasur nevojë që të jenë të regjistrua në shtete e BE-së

Must Read

Oda Ekonomike Gjermanë në bashkëpunim me Gizin dhe Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik në Ferizaj, gjatë ditës së sotme kanë mbajtur një takim informues me bizneset ferizajase për projektin Develo PPP.

Hapjen zyrtare të këtij takime e ka bërë drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti, i cili ka thënë se këto projekte janë shumë të rëndësishme për bizneset ferizajase. Sipas tij projekt, i Develo PPP ofron mundësi edhe për kompanitë kosovare që të aplikojnë direkt për financim pa pasur nevojë që të jenë kompani të regjistruara në shtete e Bashkimit Evropian.

Tutje drejtori Dërguti ka thënë së është prioritete edhe i Kryetarit Agim Aliu, që të përkrahë bizneset.

Ndërkaq Marigona Kamerolli nga Oda Ekonomike Gjermane, ka thënë se për të aplikuar në këto projekte kompanitë kosovare duhet të plotësojnë këto kushte. Të ketë qarkullim 800.000 euro qarkullim vjetor, 8 punonjës me orare të plotë si dhe duhet të ketë 2 vite që operon.

Ndërsa, Sebastian Krull nga Gizi gjerman, para kompanive ferizajase ka bërë edhe prezantimin në mënyrë të detajuar të këtij projekti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img