Këtë të martë drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, Balton Dërguti, është pritur nga drejtori gjeneral i Universitetit UBT Edmond Hajrizi.
Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi edhe me këtë universitet në kuadër të hartimit të Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik për pesë vitet e ardhshme.
Me këtë rast drejtori Dërguti, këtë të fundit e ka njoftuar në mënyrë të detajuar rreth hartimit të kësaj strategjie, ndërsa ka folur për rëndësinë e saj duke thënë se hartimi i saj ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik për Komunën e Ferizajt.
Ndërsa, Edmond Hajrizi nga universitet UBT, ka ofruar mbështetje edhe me profesor të këtij universiteti si dhe ka thënë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Komunën e Ferizajt edhe në fusha të tjera.
Hartimi i Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik do të bëhet në bashkëpunim me zyrtare komunal, zyrtarë të ministrisë, drejtues të bizneseve si dhe bashkëpunëtore të tjerë.