24,11,2024

Coca Cola në Kosovë lejohet vetëm nga Serbia – Biznesmeni i mllefosur: Qita janë spiunët e Serbisë

Must Read

Javën e kaluar Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës së Prishtinës sipas të cilit i ishte ndaluar kompanisë “Frutin Company” të importonte pijet pa marrë autorizimin përkatës dhe deri në një vendim përfundimtar.

Në vendimin e Apelit të datës 22 janar 2022 urdhërohet Inspektorati për mbikëqyrjen e tregut të konfiskojë dhe të largojë nga tregu i Kosovës të gjitha produktet e “Coca-Cola Company” të cilat janë importuar nga kompania “Frutin”.

Pronari i një dyqani të produkteve ushqimore në Ferizaj, Sylejman Neziri është shprehur i shqetësuar për këtë aktvendim të gjykatave. Gjatë një deklaratë për media ai ka akuzuar gjykatësit kosovarë për bashkëpunim me shtetin e Serbisë, përcjell Insajderi.

“Gjykata e Kosovës ia ka dhënë të drejtën një kompanie shqiptare që të na imponojë neve që ta bijmë Coca Colan prej Serbisë, prej një armiku shekullor. Unë nuk e kam problem që Coca Cola ime rri dhjetë ditë këtu, edhe dy muaj le të rri, por kjo nuk është e drejtë. Unë iu bëj apel gjykatësve të Kosovës, ata të cilët e kanë marrë këtë vendim, nuk ma merr mendja që ata flasin shqip në shtëpinë e tyre. Po t’i kishte vetëm 2 gram gjak shqiptari, ai kurrë nuk do ta nxirrte këtë vendim”, ka thënë Neziri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img