13,09,2025

Hajnat vodhën stoli ari në një shtëpi në Ferizaj, gjuajtën edhe me armë zjarri

Must Read

Një person ka raportuar në polici se në një shtëpi të re të pabanuar në Koshare të Ferizajt, persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari.

Sipas tij, derisa hajnat kanë qenë duke u larguar viktima ka bërtitur dhe të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri.

Ne vendin e ngjarjes është gjetë një gëzhojë, rasti po hetohet.

Nuk ka persona të lënduar.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE GRABITQARE /Fsh. Koshare, Ferizaj12.03.2022 – 19:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy persona kanë kryer vjedhje në një shtëpi të re të pa banuar, nga aty kanë vjedhur stoli ari dhe duke u larguar pasi viktima kishte bërtitur me zë, ata kanë shtënë me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar, në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet e dëshmorëve dhe organizatat...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img